Takimi i së enjtes në Bruksel i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit i ka përplasur palët për çështjen e asociacionit.

Kreu i përfaqësueve të Serbisë, Marko Gjuric u shpreh se pala serbe e kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet dy delegacioneve, ku është diskutuar për pretendimet financiare mes dy vendeve, Gjuric e bëri të qartë se ?një takim i mundshëm në të ardhmen i nivelit më të lartë mes dy vendeve do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin?.

Zyrtari serb shtoi tha se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të së enjtes ka insistuar që tema e Asociacionit të jetë si tema e parë e bisedës, por, sipas tij, një gjë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës. Edhe kreu i delegacionit të Kosovës, Skender Hyseni, tha më herët se e ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve për Asociacionin. Ai shpjegoi se palët kanë qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare, e cila është diskutuar të enjten.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili ndërmjetësoi bisedimet e së enjtes në Bruksel, tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, mirëpo pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MarkoGjuric#MirosllavLajçak#TopChannel