Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti Johns Hopkins me seli në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 940,000 kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Vendet më të goditura janë SHBA-ja, India dhe Brazili, por ka një rritje të numrit të të infektuarve në të gjithë Evropën.

Shumë vende tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë, ndërsa dimri po afrohet. Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria po konsideron marrjen e masave të mëtejshme në të gjithë Anglinë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër izolimi, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Jashtë Evropës, Izraeli ka vendosur një bllokim të dytë mbarëkombëtar ? vendi i parë i zhvilluar që e bën këtë. Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihet përmasat e vërteta të pandemisë në këtë kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që mund të shtrembërojë shifrat zyrtare.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnsHopkins#SHBA#TopChannel