#tvora #rtvoranews

Për herë të parë debatin në Këshillin Politik nuk e ndërpret opozita, por mazhoranca. Damian Gjiknuri nuk ka pranuar të diskutojë mbi dërgimin e një ekspertize drejt OSBE ODIHR ndërsa PD dhe LSI refuzojnë paketën e propozimeve të socialistëve.

Partia Demokratike refuzon të diskutojë draftin e PS për listat e hapura dhe kaolicionet, pa patur një ekspertizë të ODIHR-it.

Projekti i socialistëve dhe kërkesa e opozitës së bashkuar për t?iu drejtuar ndërkombëtarëve kanë mbetur pa u prekur më tavolinën e rrumbullakët të Këshillit, pasi Bylykbashi dhe Gjiknuri nuk arriten të gjejnë konsensusin.

Oerd Bylykbashi: ?Marrëveshja e 14 janarit thotë se nëse konsensusi nuk arrihet Këshilli i drejtohet OSBE-ODIHR për ekspertizë dhe asistencë për të gjetur zgjidhe të pranueshme. Ne po kërkojmë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. PS insiston të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakortësuar për 17 vjet deri me datën 23 korrik 2020. Për këtë mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga PS që përmes Këshillit ti drejtohemi OSBE-ODIHR. Kërkesa është zyrtare, presim sot përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i mazhorancës. Sapo Gjiknuri të bjerë dakord vazhdojmë punën për çështjet e tjera. Por çështja për koalicionet që të ruhen ashtu siç janë sot në kodin zgjedhor me konsensus edhe me 23 korrik ne nuk lëvizim nga ajo pa marrë një përgjigje ekspertizë nga OSBE-ODIHR? tha Bylykbashi, duke shtuar se Gjiknuri në mbledhje nuk kishte dhënë dakordësinë për t?iu drejtuar OSBE-ODIHR.

Petrit Vasili: ?Bëhet fjalë për bojkotimin nga PS të marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa parimore e opozitës së bashkuar është një kërkesë që ndërton konsensus dhe dialog. Ne vazhdojmë të kemi durim që PS të mos bojkotojë në mënyrë të njëanshme dhe të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe të shënojë sëpaku një rekord të ri pozitiv përkundrejt ngjarjeve shumë të rënda të miratimeve të njëashme që ajo ndërmori me 30 korrik. Opozita po kërkon të ruajë këshillin nga bojkotimi i PS. Është momenti që PS të reflektojë, nuk ndryshon fatet elektorale të PS që janë pa kthim? tha Vasili.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/keshilli-politik-opozita-dhe-mazhoranca-ulen-ne-tryeze-ne-oren-1200/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv