Surprise Me!

Cikloni "Ianos" godet Greqine | Lajme - News

2020-12-23 1 Dailymotion

Dy te vdekur dhe një i zhdukur është bilanci i stuhisë ?Ianos? që goditi pjesën perëndimore të Greqisë të premten. Viktima e parë u regjistrua në fshatin Vasili në Farsala dhe ishte një grua, kurse një fermer është gjetur i pajetë pasi humbi gjurmët në Karditsa.

Një tjetër grua ndërkohë rezulton e zhdukur po në Karditsa, e cila sipas mediave greke injoroi rekomandimet e autoriteteve duke vijuar udhëtimin me automjetin e saj.

Erërat e forta dhe shirat kanë shkaktuar përmbytje masive, duke lënë të bllokuar mijëra njerëz. Demet materiale janë të mëdha, me banesa dhe mijëra hektarë të mbjella të shkatërruara.

?Ianos? shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca, duke shkaktuar në disa raste edhe zjarr.

Giorgos Bougos, pronar i një taverne në fshatin Kyllini thotë se në 37 vitet e tij nuk kishte parë një situatë të tillë në fshatin Kyllini.

?Kjo është hera e parë që përjetoj këtë makth. Nuk kam fjetur gjithë natën, është një situatë e tmerrshme. Kanë kaluar 24 ore dhe era nuk ndalet?, tha ai.

Autoritetet thanë se intensiteti dhe rrjedha e ciklonit nuk mund të parashikohen me saktësi, ndërsa pritet të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore dhe Kretën perëndimore.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon