Gentian Mino, një person i shumëkërkuar, ka rënë në prangat e policisë. Mino është i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë të gushtit 2019 në Elbasan, ku në një lokal pranë Pallatit të Sportit u plagosën 3 persona.
43 vjeçari u vu në pranga nga policia lokale në bashkëpunim me forcat FAST në kuadër të operacionit të koduar ?Zaranika?.
Gentian Mino, banues në Elbasan është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuse" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit".
Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet 43 vjeçari ka ndodhur më datë 2 gusht 2019, në një lokal në lagjen ?28 Nëntori? në Elbasan, ku Mino në bashkëpunim me Ilirjan Bezhanin, i arrestuar më herët nga policia, plagosën tre persona. Agresorët kanë qëlluar me kallashnikov duke plagosur dy persona, ndërsa një tjetër e kanë plagosur duke e goditur me qytën e armës.
Në njoftimin e policisë thuhet se nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Mino është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan dhe po vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të implikimit të tij në këto ngjarje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#GentianMino#TopChannel