Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Latat e druve kanë dalë prapë në qarkullim. 10 vjet më parë një pjesë e mirë e familjeve shqiptare ngroheshin me dru. Këtë vit përqindja e familjeve që përdorin drutë për ngrohje është rritur me 15% në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë fushë drush, janë rreth një mijë familje të abonuar, të cilat gjatë dimrit, i kanë thënë lamtumirë korrentit.

Druri i ahut, vjen nga pylli i Bizës, përpunohet për zjarr dhe pastaj shpërndahet me këtë makinë. Për shkak të rritjes së kërkesës edhe çmimet e blerjes, së këtij malli konsumi, janë ulur. Nga 20 mijë lekë që kushtonte një latë, tani ajo shitet me dy mijë lekë më pakë. E ndërsa për familjarët ulja e çmimit është leverdi, për biznesmenët është anomali, e cila vjen si pasojë e kontrabandës së drurit. Dëmi në këtë rast është dyfish, si në pyje ashtu edhe në biznes./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/