Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Fushata elektorale e partive politike në Kosovë, ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë. Përfaqësuesit e partive të ndryshme politike kanë shtrirë këtë fushatë në të gjithë Kosovën. Ndërsa OSBE ka vazhduar punën e saj, jo vetëm si monitoruese, por edhe si ligjvënëse. Këtë herë KFOR, UMNIK dhe OSBE, kanë ndaluar zhvillimin e mitingjeve të ndryshme për arsye sigurie.

Vetë përfaqësuesi numër 1 i OSBE-së për zgjedhjet lokale të 28 Tetorit, Xhef Fisher në Kosovë, thotë se është i kënaqur me mënyrën se si po ecën fushata, duke shtuar se partitë i kanë respektuar vendimet e marra. Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka tërhequr vëmendje edhe disa partive për përfshirjen e fëmijëve në mitingjet elektorale./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/