Pas disa orësh kërkimi arrestohet Arbër Kotaj, autori i plagosjes në Durrës, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Idajet Dulla. Një sherr i çastit për zënien e rrugës nga ana e Arbër Kotaj me mjetin e tij ka bërë që ky të nxjerrë një thikë dhe të qëllojë në zemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku viktima, Idajet Dulla i ka kërkuar llogari për zënien e rrugës autorit Arbër Kotaj, 26 vjeç, banues në Durrës. Kjo ka sjellë një sherr mes tyre dhe më pas Kotaj ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 33-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Kotaj u arratis në këmbë, por që u arrestua nga policia disa orë më vonë. Mësohet se Arbër Kotaj është djali i drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, i cili favorizoi lirimin para kohe të Lul Berishës.

Viktima Idajet Dulla ishte me profesion shofer, i një autoboti në kompani private, ndërsa autori shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri. Skena e krimit është pikërisht pranë autobusit të autorit, me të cilin ai kishte bllokuar rrugën, shkak që lindi edhe konflikti që përfundoi në tragjedi.

Arbër Kotaj akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", ku pritet të përballet me ligjin.