Surprise Me!

PD: Mësuesit punojnë si 'skllevër' me orë të tejzgjatura! Nuk ka asnjë investim nga qeveria

2020-12-23 0 Dailymotion

Një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për trajtimin e mësuesve nga qeveria. Selia blu akuzon qeverinë se mësuesit shfrytëzohen duke punuar me orare të tejzgjatura.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti tha se nuk ka asnjë investim në ndihmë të arsimit dhe se shpenzimet e mësuesve janë shumë të larta.

Deklarata e plotë:

Në javën e parë të vitit të ri shkollor ajo që u vu re gjerësisht, ishte trajtimi i mësuesve si skllevër.

Qeveria në ikje e Edi Ramës nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor. Mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve.

Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira.

Është në detyrimin e qeverisë të respektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se ?mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë?.

Realiteti tani është se ata detyrohen të qëndrojnë edhe mbi 40 orë, duke i shfrytëzuar si skllevër, pa u shqetësuar se, sa më shumë t?i keqpërdorin mësuesit, aq më shumë do të ulet cilësia e mësimdhënies.

Në fund të javës së parë, mësuesit, janë të lodhur, të keqtrajtuar, të mbistresuar nga puna me orë të zgjatura, pa ushqim, pa dalë nga shkolla. Brenda një ditë, atyre u  duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare.

E gjithë kjo sakrificë dhe rraskapitje, as nuk lehtësohet prej ndonjë mase të qeverisë dhe as nuk shpërblehet.

Qeveria e kryeministrit në ikje po tregohet tërësisht e pandjeshme ndaj mbingarkesës së mësuesve dhe nuk u paguan atyre të gjitha orët shtesë dhe vështirësinë e punës me 2, 3 dhe 4 turne.

Heshtja e qeverisë dhe trajtimi i mësuesve si skllevër, duke i kërcënuar edhe me vendin e punës, duhet të marrë fund sa më shpejt.

Buy Now on CodeCanyon