Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip "Zoraki" dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

Pistoleta luftarake është gjendur në çantën e saj, dhe gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina, ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte harruar në çantë.

Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë? - tha këngëtarja.

Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit për akuzën e ?Trafikimit të armëve dhe municioneve? kryer në bashkëpunim, akuzë kjo që parashikon një marsh dënimi nga 10 deri në 20 vite burgim.

Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, rezikon një dënim që varion nga 7 deri në 15 vite burgim. Aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.

Ndërsa arma tjetër e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.