Surprise Me!

Ka nje mesazh per ty - Jonila therret hallen qe ka 27 vjet pa takuar femijet! (20 Shtator 2020)

2020-12-23 1 Dailymotion

EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim

Jonila Gjini nuk ka ndarë vetëm historinë e saj të dhimbshme, humbjen e motrës në aksident, tek rubrika ?Ka një mesazh për ty?, ajo ka treguar edhe historinë e hallës së saj e cila prej 27 vitesh nuk i shikon fëmijët e saj. Halla e saj Diella është ndarë nga bashkëshorti 38 vite më parë.

Ajo mori me vete 3 fëmijët e saj, por nga kushtet e vështira ekonomike i dërgoi sërish tek i ati, me shpresën se një ditë do bashkëpunojnë sërish apo do i rimerrte.

Por kjo mesa duket nuk ndodhi kurrë, ajo ka jetuar pa parë fëmijët e saj për 27 vite dhe arsyen pse ata nuk duan ta takojnë, ajo nuk e di.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që ti dhe motra do sillnit sot hallën këtu?

Jonila Gjini: Halla jonë ka një histori të jashtëzakonshme. Para 38 vitesh ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe ka pothuajse 27 vjet që nuk flet fare me fëmijët e saj. Në fillim është larguar nga famija e bashkëshortit së bashku me tre fëmijët e saj dhe ka shkuar tek gjyshi im, por për shkak të problemeve ekonomike të asaj kohe, nuk kanë mundur t?i mbajnë fëmijët dhe i kanë kthyer sërish. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por fëmijët e saj kanë 27 vite që nuk i flasin më.

Ardit Gjebrea: Ajo kur i ktheu fëmijët, i ktheu me idenë që do i linte gjithmonë atje, apo që do i rimerrte përsëri?

Jonila Gjini: Ndoshta për t?i rimarrë më vonë ose ndoshta për të bashkëpunuar me ish-bashkëshortin për fëmijët e tyre, por kurrë për t?i braktisur. Gjatë gjithë këtyre viteve, në sytë e saj kam parë mungesën e fëmijëve. Unë hallën e kam parë shumë herë duke vuajtur për fëmijët dhe arsyeja e ardhjes sime këtu, është një reflektim i atyre që kam parë gjatë gjithë këtyre viteve. Një reflektim që kishte halla për fëmijët, i mungesës së tyre.

Ardit Gjebrea: Ka bërë halla ndonjë hap për t?i takuar?

Jonila Gjini: Patjetër që po, së bashku me familjen time kanë bërë shumë herë përpjekje për t?i takuar fëmijët, por ata nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike që të takohen me hallën.

Ardit Gjebrea: Pse, e dini motivin?

Jonila Gjini: Nuk e dimë asnjë motivin.

Jonilda ka treguar së në kohën që punonte në një zyrë sigurimesh ka ardhur kushërira e saj, vajza e hallës tjetër së bashku me një djalë dhe e ftojnë për kafe. Kur u nisën për kafe gjatë rrugës ajo kuptoi se ai ishte djali i hallës. Sapo e kuptoi këtë gjë, e përqafoi e emocionuar. Ai dëshironte të takonte kushërinjtë e tij, por në mënyrë kategorike nuk dëshironte të fliste për të ëmën. Madje motra e Jonilës kur ishte gjallë planifikonte që në dasmën e saj të ftonte edhe fëmijët e hallës.

Ardit Gjebrea: Ku jetojnë fëmijët e hallës.

Jonila Gjini: Nuk e di saktësisht, di vetëm që djali jeton në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi do i japësh hallës sot?

Jonila Gjini: Në radhë të parë dua që fëmijët e saj të kuptojnë se realisht kanë një nënë ...

Buy Now on CodeCanyon