KAVAJË - Me një vajzë të vogël përdore dhe me një thikë në dorën tjetër, Rizan Aliu nga Kavaja hyri në mes të një lokali në këtë qytet, duke dhunuar e plagosur një qytetar.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv janë disa momente nga konflikti që për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi 3 ditë më parë.

Në bar kafen ku është regjistruar ngjarja shihet Rizan Aliu teksa futet brenda në lokal në orën 19:46 minuta i shoqëuar dhe nga një vajzë e vogël.

Menjëherë Aliu tashmë i shpallur në kërkim nga ana e policisë ka shkuar në drejtim të të moshuarit të identifikuar si Besnik Çelmeta duke e qëlluar këtë të fundit fillimisht me grusht e më pas me thikë sicc shihet edhe në këto pamje.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në pak sekonda me autorin që pasi e ka goditur brutalisht të moshuarin duke i shkaktuar plagë të rënda largohet nga ambjentet e bar kafes duke mbajt në dorë dhe thikën me të cilën goditi Besnik Çelmetën.

Për të shuar këtë konflik kanë tentuar të ndërhyjnë qytetarë të rastësishëm në lokal por duke qenë se autori ka qenë i armatosur ata kanë preferuar të mos ndërhyjnë por kanë zgjedhur të largohen.

Nuk dihen motivet që kanë shtyrë autorin të dhunojë të moshuarin, fundi i të cilit mund të ishte tragjik.

Report TV u interesua pranë komisariatit të Kavajës që mbulon dhe zonën ku është regjistruar ngjarja, por përgjigjia ishte tepër e rezervuar, ku i vetmi informacion ishte se autori Rizan Aliu është shpallur në kërkim, por pa treguar detaje për ngjarjen.