Surprise Me!

Ora News - IKMT shpërthen me 88 kg tritol pallatin 12 katësh në Durrës

2020-12-23 2 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Ky është momenti i shpërthimit të kontrolluar me tritol të një pallati 12 katësh në Durrës.

Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës që ndodhet në lagjen 17 të Durrësit.

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme.

Shpërthimet janë shoqëruar me një re të madhe pluhuri të ngritur nga godina shumëkatëshe.

Banorët ishin njoftuar disa ditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur.

Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qenë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar.

Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

Për më shumë lexoni në: oranews.tv/ikmt-kryen-shperthime-me-tritol-ne-pallatin-13-katesh-parapergatitje-per-ta-hedhur-ne-toke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon