Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten në Shkodër. Lajmi u bë i ditur sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar. ?I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje, për shkak të procedurave ligjore që ka pala shqiptare. Besoj që deri më tani shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër?, mesohet te kete thene ne mbledhjen e qeverise ne Kosove, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj. Krahas këtyre qeveria e Kosoves në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa projekt-rregullore, në mesin e të cilave edhe ajo për riintegrimin e personave të riatdhesuar

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Shqiperi#TopChannel