Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kanë nisur festimet me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së poetit tonë kombëtar Nami Frashëri. Kështu në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është zhvilluar një jubile festiv, me këngë, valle, balet e recitime. Merrte pjesë në këtë aktivitet edhe Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, ministra të kabinetit qeveritarë dhe përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Ky aktivitet është një nismë e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, me mbështetjen e Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, ky është aktiviteti i parë që nis festimet me rastin e 100 vjetorit të poetit. Në ditën e nesërme do të jetë një konferencë shkencore, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve me temë ?Naim Frashëri dhe Kultura Shqiptare?. Kjo konferencë është organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Universiteti i Tiranës.

Ndërkohë po në kuadrin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së poetit tonë kombëtar, po përfundojnë edhe restaurimet e busteve të vëllezërve Frashëri në lulishten përballë bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/