Kina ka dënuar manjatin e pronave të patundshme, Ren Zhiqiang, njëherësh kritik i presidentit kinez, Xi Jinping, me 18 vjet burg për korrupsion.

Ren, ish-udhëheqës i grupit shtetëror të pronave të patundshme, Huayuan, është gjobitur edhe me 618,000 dollarë, sipas vendimit të Gjykatës së Pekinit. Gjykata ka shpallur Ren fajtor për ?korrupsion, ryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe abuzim me pushtetin?.

Në dokumentet e gjykatës është thënë po ashtu se Ren ka pranuar ?krimet e tij?, bashkë me dënimin. Ren, 69-vjeçar, ish-anëtar i Partisë Komuniste dhe ish-udhëheqës i kompanisë Huayuan ka pasur raporte të mira me zyrtarë të kësaj partie, përfshirë zëvendës-presidentin, Wang Qishan, njeriun e dytë më të fuqishëm të Kinës.

Ren është përjashtuar nga partia në muajin korrik, pasi është akuzuar për ?bashkëpunim me fëmijët e tij për të krijuar pasuri në mënyrë të papërmbajtshme?. Ren, djali i tij dhe asistenti janë zhdukur më herët gjatë këtij viti, pasi ai ka publikuar një artikull duke kritikuar Pekinin për mënyrën si ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Ndonëse në shkrimin e tij nuk është përmendur drejtpërdrejt presidenti kinez, në të është folur për një ?palaço? të etur për pushtet dhe të vendosur për të ?luajtur rolin e perandorit?. Ren më herët kishte kritikuar Partinë Komuniste edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RenZhiqiang#China#TopChannel