Lajme Arkiva 2000
Ritmet e braktisjes së arsimit 8-vjeçar janë rritur sërish në muajin e parë të vitit shkollor në Tiranë. Sipas Drejtorisë Arsimore të këtij rrethi, që nga fillimi i vitit shkollor e deri tani mbi 900 nxënës kanë braktisur shkollën, 200 prej tyre janë nxënës të shkollave të qytetit. Të tjerët në shkollat e fshatrave. Pjesa më e madhe e këtyre nxënësve, pra rreth 80%, i përkasin shkollave të periferisë së qytetit, ndërkohë që një numër i madh i braktisjeve të shkollave është regjistruar në shkollat e fshatrave më të largëta dhe pa infrastrukturë të përshtatshme.
Sipas specialistëve të Drejtorisë Arsimore, kjo vjen për pasojë e problemeve të ndryshme që kanë shënuar përherë largimin nga shkolla, ekonomi shumë e dobët familjare, probleme sociale, infrastrukturë shkollore tejet e konsumuar si dhe në jo pak raste probleme hakmarrje dhe gjakmarrje.
Megjithëse sipas ligjit për arsimin 8-vjeçar dhe detyruar largimi i fëmijëve nga shkolla ngarkohet me ankthin e vënies së gjobës, kjo ende nuk është bërë. Drejtoria Arsimore bëri me dije se mosmarrja e masave të tilla çon gjithnjë e më shumë në rëndim të fenomenit problematik në shkollat shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/