Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode, ka deklaruar sot se nga verifikimet e deritanishme të PD, vetëm për Tiranën rezulton se janë 24 mijë emra të hequr në mënyrë arbitrare nga listat e votuesve për raundin e dytë. Kjo sipas sekretarit Bode dhe kryetarit të degës së PD për Tiranën, Vili Minarolli është vetëm një pjesë e manipulimeve, pasi nga persona vullnetarë brenda PD, po bëhet verifikimi edhe për zona të tjera të Tiranës.

Në lista janë bërë zhvendosje të emrave fiktiv, për të plotësuar numrin, sipas listës të PNUD-it me 392 mijë zgjedhës, për kryeqytetin, por manipulimet janë bërë po ato, kanë akuzuar drejtuesit e PD-së. Për këtë PD dega Tiranë, do të fillojë shumë shpejt organizimin e protestave kundër manipulimit të zgjedhjeve për pushtetin lokal./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/