#rtvora #rtvoranews

Gjykata e Durrësit mbylli në qeli me masë sigurie arrest me burg autorët e dy vrasjeve të shënuara fundjavën e kaluar për një fjalë një shikim e një bllokim rruge. Ndërsa Gjykata e Fierit mbajti në burg, 31 vjeçarin që për 5 orë mbajti në alarm policinë pasi kanosi familjen e bashkëshortes e më pas kërcënoi për vetëvrasje.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Klodian Daçin e Serxhio Tatazin, dy nga tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen në bashkëpunim të 39 -vjeçarit Armando Baboçi dhe plagosjen e të birit 19 vjeçar Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemër.

Henrik Tatazi, ndërkohë pritet të njihet me masën e sigurisë në vijim, pasi ai mbeti i plagosur në përleshjen dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spital.

Detyrim paraqitje është vendosur për Argit Kastrioti, 24 vjeç dhe Endri (Cimo) Bregu, 25 vjeç, të cilët u vunë në pranga me akuzën e moskallzimit të Krimit,

Krimi i 18 shtatorit në Durrës, pasoi një konflikt me sende të forta shkak i të cilit sipas burimeve u bë një shikim mes të rinjve.

Më herët gjykata e Durrësit mbylli në qeli Arbër Koten, shoferin e autobusit të një fasonerie i cili pas një sherri për bllokimin e rrugës vrau me thikë në zemër 34o vjeçarin Idajet Dulla.

Para gjykatës, 26 vjeçari shfaqi pendesë ndërsa i kërkoi falje familjes së viktimës, mesazh të cilin para gjykatës e përsëriti edhe avokati i tij mbrojtës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/perleshja-ne-durres-lihen-ne-burg-3-nga-5-te-arrestuarit-per-vrasjen-e-39-vjecarit-dhe-plagosjen-e-te-birit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv