E ndërsa në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë bereqet për këtë vend. Deri në këto momente nuk raportohet për probleme në këtë qytet.<br /><br />Reshjet ishin pozitive për rritjen e burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e Liqenit të Fierzës, aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në dite nga10-20 minuta që ishte si pasojë e reshjeve gjatë verës.