Surprise Me!

Ditë e Re - Debati për listat e hapura, Topi: Rama po i tërheq në “lojën” e tij

2020-12-23 1 Dailymotion

#rtvora #rtvoranews #diteere

Ndërsa debati politik po zien për hapjen e listave dhe koalicioneve, ish-presidenti dhe politikani Bamir Topi thotë se partitë politike po bine në lojën e kryeministrit Rama.

Topi: Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të trregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij.

I ftuar në ?Ditë e Re? në Rtv Ora, Topi shmang komentin mbi të qënit gati apo jo të PD-së për të garantuar një rrotacion pushteti në zgjedhjet e 25 qershorit.

Topi: Nuk e përcaktoj unë janë gati nuk janë gati, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve. Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka të bëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.Niveli i kulturës demokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturit intelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.

Nivelin e ulët të kulturës demokratike dhe përqëndrimin e pushtetit në pak duar e sheh edhe si arsye të ?vrasjes së shpirtit të protestës?.

Topi: Si mund të reagosh sot kur të gjithë jetojnë në syrin e Big Brother? Është një vend i vogël ku akumulimi i pushtetit është në pak duar dhe totalisht e kontrollueshme. Ky vend ka probleme të mëdha me kulturën demokratike dhe drejtësinë.Partitë politike janë kazerma politike.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/debati-per-listat-e-hapura-topi-rama-po-i-terheq-ne-lojen-e-tij-nanon-e-uroi-per-ditelindje-se-i-duhet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon