Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Zëvendës Presidenti amerikan Al Gore, kritikoi ashpër pozicionin e kandidatit tjetër për president të SHBA, Bushi i ri, duke e quajtur jo kompetent. Bush është shprehur se trupat amerikane, duhen tërhequr nga Ballkani dhe sipas Al Gore, ky qëndrim vë në rrezik sigurinë e Europës. Në një intervistë kandidati republikan, ka thënë se në rast të fitores, së tij në zgjedhje, ushtarët e vendit të tij do të tërhiqen prej misioneve në Bosnje, Kosovë, duke i lënë europianëve përgjegjësitë për ruajtjen e paqes.

Ky qëndrim nxiti reagimin e menjëhershëm të demokratit Al Gore, i cili komentoi se një pozicion i tillë do të vinte në rrezik, aleancën e brishtë dhe do t?i jepte një goditje fatale NATO-s. Rivalin republikan, ai e cilësoi si rrënuesin më të madh dhe empirik të politikës së jashtme të SHBA-së./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/