Bashkia e Tiranës ka investuar tek trotuaret e reja, kanalizimet, ndriçimi dhe sinjalistika tek blloku i pallateve, që njihen si ?ish-Nyja e Betonit? në Njësinë 7. Veliaj ka deklaruar se falë investimeve në këtë zonë, janë shitur edhe hyrjet në pallate që nuk bliheshin më përpara.<br /><br />?Më kujton një projekt të ngjashëm, Bulevardin ?Taulantia? në Njësinë 2. Është një zonë, e cila po transformohet, ku kemi kuptuar se improvizimet e viteve ?90 nuk shkojnë më. Sot jemi në një situatë ku kemi trotuare më të gjerë, por edhe rrugë të bollshme me vende parkimi, e qarkullim në të dyja anët?, tha Veliaj. Ai shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, që tregon se bashkia fokusohet te puna, teksa përfaqësuesit e opozitës shqetësohen për listat e deputetëve.?Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve. Lista e punëve është më e rëndësishme se lista dhe renditja e deputetëve. Kush ka sy e sheh se kush është për punë e kush për llogje. Kush është këtu, si në ditë me diell, si në ditë me shi, e kush është në plazh, si në diell e si në shi, dhe hallin më të madh e ka ku do jem në listë dhe jo ku është lista e punëve që do të bëjmë për qytetin. Në fund, qytetarët vlerësojnë listën e punëve, siç do mbahet mend që ata që merren sot me listat e deputetëve, nuk bënë asnjë punë kur drejtonin Tiranën?, u shpreh Veliaj.