Surprise Me!

KQZ shpall rezultatet zyrtare te zgjedhjeve te pergjithshme lokale (21 Tetor 2000)

2020-12-23 6 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
KQZ shpall sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të përgjithshme lokale të 1 tetorit sëbashku me rezultatet e balotazhit. Ndërkohë thuajse të gjithë kryetarët e rinj të bashkive dhe komunave në të gjithë vendin kanë zhvilluar mbledhjet e para të këshillave të tyre. Edhe në Tiranë dje u zhvillua mbledhja e parë e këshillit bashkiak ku mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike.
Kryeministri Ilir Meta premtoi se qeveria do të bëjë ç'është e mundur për të ndihmuar bashkinë e kryeqytetit për të zgjidhur problemet e saj. Pas 8 vitesh në krye të kësaj bashkie ka ardhur një përfaqësues i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ndërkohë që në qytetin e Tropojës, këshilltarët e PD-së që kanë shumicën nuk kanë marrë pjesë dje për herë të dytë në mbledhjen e këshillit të ri bashkiak.
Demokratët kanë shumicën në Bashkinë e Bajram Currit, qytetit të trazur prej disa ditësh. Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino ka deklaruar se në ato zona ku këshillat nuk do të arrijnë të mblidhen 3 herë rresht, do të zbatohet ligji sipas të cilit ajo komunë apo bashki do të zhvillojë zgjedhje të reja./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon