#rtvora #rtvoranews

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vijon të sfidojë hapur ligjin. Ashtu siç ndodhi edhe gjatë pandemisë, fabrika e bitumit në Krrabë të Tiranës, nën varësinë e kësaj bashkie po ushtron pa leje mjedisore aktivitetin, madje sipas Agjensisë Kombëtare të Mjedisit as nuk ka aplikuar ndonjëherë për këtë dokument.

Edhe pse pa leje mjedisore fabrika e bitumit në krrabë vijon aktivitetin.

Por, punëtorët e saj shprehen se fabrika e ka një leje duke qenë se është në varësi të bashkisë.

Gazetarja e Ora News: ?A ka leje mjedisore kjo??

Punonjësi i fabrikës: ?Kjo është e bashkisë. Është me leje, jo pa leje.?

Gazetarja e Ora News: ?E di që është e bashkisë, por a ka leje mjedisore??

Punonjësi i fabrikës: ??Patjetër, bashkian nuk punon pa letra.?

Është ky dokument (shiko videon), nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, konkretisht drejtoria e vlerësimit të mjedisit e cila më datë 02.09.2020 në përgjigje të kërkesës së banorëve të zonës është shprehur se fabrika nuk ka leje mjedisore madje nuk ka as aplikim të saj për leje.

Banorët në zonë thonë se fabrika vijon të punojë natën edhe pse në kundërshtim me ligjin.

Në shkelje të plotë të ligjit dhe me gjithë protestat e herëpashershme të banorëve, kjo fabrikë po lejohet të ushtrojë aktivitetin nga institucionet që duket se janë në gjumë dhe të pashqetësuar për ndotjen që po i bëhet mjedisit.

Bashkia e Tiranës nuk ka denjuar të marrë as lejen për ndezjen e fabrikës duke lënë të kuptohet se mund ta shkelë ligjin hapur.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/veliaj-shkel-ligjin-bashkia-ndez-naten-fabriken-e-bitumit-ne-krrabe-pa-leje-mjedisore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv