Surprise Me!

Top News - Kandidatët në zgjedhje/ PD kërkon votën e anëtarësisë

2020-12-23 0 Dailymotion

Partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe secila po kërkon strategji për përzgjedhjen e kandidatëve më potencialë.

Partia Demokratike, pasditen e kësaj të marte ka marrë vendimin për të nisur votimin për përzgjedhjen e kandidatëve. Sipas demokratëve, kandidatët e mundshëm do të votohen nga anëtarësia.
PD bën me dije se votimi do të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t?i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon