Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Report Tv mëson se është qëlluar në drejtim të Forcave Shqiponja dhe të Ndërhyrjes së Shpejt.<br /><br />Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik te qytetarët që kanë nisur të largohen me vrap nga vendi i ngjarjes. Një përson qëllon në ajër nga dritarja në drejtim të policisë dhe në ajër.Në momentin që gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi po raportonte për ngjarjen e rëndë në Elbasan, dëgjohen 'live' të shtënat me armë.