Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në drekë në Elbasan, ku një 71 vjeçar ka qëlluar me armë mbi policinë, duke plagosur dy kalimtarë të rastësishëm.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rreth orës 13:20, në lagjen "11 Nëntori", ku Lefter Zhidru pas një konflikti në familje ka qëlluar me kallashnikov mbi policinë. 71 vjeçari është konfliktuar me bashkëshorten e tij dhe në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të forcave të Policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Po kështu edhe gruaja e 71-vjeçarit dhe e bija e tij 14-vjeç janë nxjerrë nga banesa të pa lënduara.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t?i bëjnë thirrje të moshuarit të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë. Në ndihmë të Policisë lokale kanë ndërhyrë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e tij. Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë. Banesa nga e cila po qëllon 71-vjeçari është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Policia#TopChannel