Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta dhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano kanë biseduar sot për rreth 2 orë në zyrën e këtij të fundit. Takimi është zhvilluar menjëherë pas zërave se mes dy të mëdhenjve të Partisë Socialiste ka patur fërkime pas fitores në zgjedhjet lokale.
Ndërsa Meta nuk ishte prezent në mbledhjen e djeshme së kryesisë së Partisë Socialiste, Nano është shprehur se do të mbeten jashtë strukturave të kësaj partie njerëzit e veshur me pushtet që nuk u angazhuan aq sa duhet gjatë fushatës elektorale.
Pavarësisht nga kjo, Meta këtë takim e ka cilësuar një kafe të thjeshtë pune. Ndërsa nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste nuk është dhënë asnjë prononcim rreth takimit, por burime pranë Partisë Socialiste thanë se në qendër të takimit kanë qenë çeshtjet e krizës energjetike dhe zgjidhja e saj si dhe menaxhimi i fitores si në Partinë Socialiste ashtu dhe qeveri ndërmjet dy fushatave elektorale, asaj të 1 tetorit dhe balotazhit të 15 tetorit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/