Surprise Me!

Ora News - Atentati ndaj Preng Gjinit, identifikohet automjeti i autorëve të dyshuar

2020-12-23 0 Dailymotion

#rtvora #rtvoranews

Kur ka kaluar 10 ditë nga ngjarja e rëndë e shpërthimit të ndodhur në urën ?Vasil Shanto?, policia dhe prokuroria kanë identifikuar një makinë të dyshimtë, e cila mendohet së është e autorëve. Për të konkluduar në lidhje me rezultatet e hetimit të kësaj ngjarjeje dhe të ngjarjeve të tjera në Prokurorine e Tiranës është zhvilluar një takim mes prokurorëve dhe drejtuesve te Tiranës

Një automjet është identifikuar nga policia që dyshohet se i përket autorëve të vendosjes së tritolit ku mbeti i plagosur Preng Gjini.

Makina e cila ka lëvizur në zonën rreth urës së Selitës, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar makinë pa pronar.

Pas verifikimit të dokumentacionit, mësohet se automjeti ka patur targa të mbivendosura ditën e ngjarjes, të cilat kanë rezultuar të vjedhura.

Hetuesit dyshojnë se dhe automjeti të jetë i vjedhur, ndaj i është nënshtruar verifikimeve të imtësishme.

Këto të dhëna të zbuluara deri më tani kanë bërë që hetuesit të dyshojnë se ky automjet të jetë i autorëve që kryen shpërthimin e makinës që udhëtonte 50-vjeçari Preng Gjini.

Ndërkohë kjo ngjarje dhe ngjarje të tjera të ndodhura gjatë ditëve të fundit në kryeqytet kanë bërë që drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe Drejtori i policisë së kryeqytetit Rebani Jaupaj kanë zhvilluar një takim të përbashkët me drejtuesit e policisë së kryeqytetit dhe prokurorët.

Fokusi i takimit kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale ne vend si dhe bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorëve në hetimet e çështjeve dhe në ngjarjet e fundit.

Në takim krahas drejtuesve të komisariateve ishte thirrur dhe drejtuesi i policisë rrugore, një sektor i rëndësishëm ky në ndjekje te autoërëve të ngjarjeve kriminale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hetimet-per-atentatin-ndaj-preng-gjinit-drejtuesit-e-policise-tirane-takim-me-prokuroren-imeraj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon