Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, ka dekoruar me urdhrin e lartë të Shqiponjës, ish-zëdhënësin e NATO-s Jamie Shea, sot drejtori i shtypit dhe informacionit në selinë e Aleancës Euro Atlantike. Në motivacionin e dekoratës, presidenti Mejdani vlerëson kontributin e Jamie Shea, gjatë konfliktit në Kosovë, të mbështetjes kombëtare shqiptare. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm Ministri i Jashtëm Paskal Milo, Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni, deputetë dhe diplomatë.

?Jamie Shea është njëri prej protagonistëve të betejës më të madhe mediatike, që shoqëria mediatike botërore zhvilloi kundër makinerisë propagandistike të diktatorit Millosheviç?, theksoi Presidenti Mejdani.

Pas dekorimit Jamie Shea tha, se e ndiente veten pjesë të kombit shqiptar në betejën e zhvilluar një vit më parë. Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea, ka takuar edhe përfaqësues të medias, si dhe të shoqatës shqiptare të Atlantikut të Veriut./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/