Surprise Me!

“Asnje leke s’kemi marre pasha Zotin”, denoncimi tjeter i PD-se per rindertimin

2020-12-23 0 Dailymotion

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra pas tërmetit të 26 Nëntorit. Vështirësia në çadër e ka detyruar atë dhe familjarët e tij që të kthehen në shtëpinë e prishur, pasi deri më tani institucionet përkatëse nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.

Gjatë bisedës me shefin e kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai tha se shtëpitë e prishura i ka rregulluar vetë me vëllezërit e tij, sepse deri më tani nuk ka shkuar asnjë ekspert, të paktën për ta vlerësuar.

Ai gjithashtu shprehet se shteti ia ka hequr edhe pensionin e invaliditetit që ai kishte 15 vite që e merrte, dhe se ndodhet në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

Klodian Luku: Jam Klodian Luku, banor i qytetit të Shijakut. Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndejtur, asnjë gjë s?kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëje

Dorian Teliti: Shtëpitë që ke pasur, janë dëmtuar shumë?

Klodian Luku: Shtëpitë po, i kam shtëpitë e dëmtuara tek babi, të dëmtuara janë, i kam bërë vetë me forcat e mia kur ra tërmeti në fillim fare.

Dorian Teliti: Nga shteti, more ndonjë lloj mbështetje?

Klodian Luku: Asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje, s?ben vaki!

Dorian Teliti: As një qind lekësh nuk more?

Klodian Luku: As dhjetë lekë, përkundrazi, kanë refuzuar babin, e kanë përzënë nga bashkia përjashta.

Dorian Teliti: Pse shkoi i takoi babai?

Klodian Luku: Po po me dosje, me gjëra.

Dorian Teliti: Dhe e kanë përzënë?

Klodian Luku: Po asnjë lloj gjëje a ça janë këta DS1, DS2, asnjë lloj gjëje, fare, fare, are? asnjë lloj gjëje. Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë.

Dorian Teliti: Jetoni të gjithë bashkë, jetoni në këto çadra keni ndejtur 4-5 muaj këtu?

Klodian Luku: Kemi ndejt 4-5 muaj këtu. Po! Ku do shkojmë? Ku do mbytemi?!

Dorian Teliti: Po tani ku janë kthyer te shtëpitë e prishur?

Klodian Luku: Te shtëpiat, aty te pallati jemi kthy.

Dorian Teliti: Po pse?

Klodian Luku: Po s?kemi ça? rrihet më këtu?! Të vdes me këtë vapë. Të vdesim? Babi me tension, me diabet, me zemër, ku të vdesim.

Dorian Teliti: Kanë kaluar 11 muaj tani.

Klodian Luku: Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!/tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon