Surprise Me!

Top News - Kim “kërkon falje për vrasjen e një zyrtari jugkorean”

2020-12-23 0 Dailymotion

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka bërë një kërkimfalje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin e Zyrës Presidenciale jugkoreane.

Kim është raportuar t?i ketë thënë homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte, transmeton BBC.

Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e verikorean.

Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur, sipas Seulit.

Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën ?të shtëna për vdekje?, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Sipas një zyrtari, kërkimfalja ka ardhur përmes një letre që i është dërguar presidentit Moon Jae-in, duke pranuar se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Kim ka ndjerë ?shumë keqardhje? për ?zhgënjim? të presidentit jugkorean, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shtëpinë e Kaltër.

Koreja Veriore ka bërë të ditura edhe detaje tjera të incidentit, duke thënë se viktima është vrarë me 10 të shtëna.

Aty është sqaruar se nuk është djegur trupi i viktimës, mirëpo ?materiali përcjellës?, që ka bartur atë, ka thënë drejtori i Koresë Jugore për Siguri Kombëtare, Suh Hoon.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NorthKorea#KimJongUn#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon