Lajme Arkiva 2000
25 tetori ka hyrë në histori si dita e elektrifikimit të plotë të Shqipërisë. Nëtë vërtetë drita elektrike për herë të parë tek ne është ndezur në vitin 1923 me instalimin e të parit grup Diesel në Tiranë. Ndërsa hidrocentali i parë u ndërtua në vitin 1936 në Vithkuq të Korçës. Pas viteve '50 nevoja për zhvillim të industrisë kërkonin detyrimisht dhe energji elektrike. Pra në objektiva të rëndësishëm filluan të ndërtohen termocentrale.
Hidrocentrali i parë i pasluftës është ai i Ulzës i cili përfundoi në vitin '57. Ndërsa baza e sistemit tonë energjetik janë hidrocentralet e ndërtuara mbi lumin Drin, Vau i Dejës, Fierza dhe Koman të cilët japin 80% të prodhimit të korentit në vend. Por, me përfundimin e Komanit, në vitin 1986 shënohet dhe fundi i vrullit të energjisë. Që prej 14 vitesh nuk është investuar në gjendjen e burimeve të reja energjetike, ndërkohë që kërkesat kanë ardhur duke u rritur.
Ose e thënë ndryshe, në vit shtohet kërkesa për energji aq sa prodhojnë dy hidrocentralë të Ulzës. Mungesa e investimeve ka bërë që gjendja të rëndohet më shumë nga këto objekte. Dihet se vendi ynë është i pasur me burime ujore, ndaj për këtë arsye ndërtimi i hidrocentraleve të rinj, shihet si një mundësi për investim. Gjithashtu projekte të financuara nga Banka Botërore dhe Banka Europiane për rindërtim e zhvillim.
Projektet synojnë të zvogëlojnë humbjet në rrjet. Rimëkëmbja e hidrocentraleve dhe rrjetit të shpërndarjes dhe menaxhimi financiar i KESH-it. Këto kërkesa bëhen më të domosdoshme se kurrë duke patur parasysh se vitet e fundit dimrat janë akoma më të errët. Zbatimi i projektit dhe hartimi i një strategjie së energjisë përfshirë dhe ngrohjen, bëhet më i nevojshëm se kurrë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/