Surprise Me!

Top News - Francë, zbulohet skulptura e pazakontë/ Gjon Pali në version mbinjerëzor!

2020-12-23 0 Dailymotion

Një skulpturë e pazakontë e shenjtit Gjon Pali i II, që mban lart një meteorit, është zbuluar në Francë, një reagim artistik ky ndaj një statuje të polemizuar në të cilën shkëmbi godiste papën e ndjerë.

Instalacioni i Jerzy Kalina,jashtë muzeut kombëtar, quhet ?Burim i helmuar? dhe tregon papën polak që mban lart një meteorit mbi një shatërvan me ujë të kuq që përfaqëson gjakun.

Në këndvështrimin e artistit, papa Gjon Pali nuk është një i moshuar i pafuqishëm që shtypet nga një meteorit, por një titan me fuqi mbinjerëzore.

Instalacioni në fakt ka shkaktuar debate online dhe kritika nga komentatorët e artit që thonë se ajo thjeshtë reflekton këndvështrimin ultra katolik të qeverisë populiste të Polonisë.

Artisti italian, Maurizio Cattelan, shkaktoi polemika në Poloni në 1999, kur prezantoi një bienalen e Venecias një statujë dylli që përshkruante papa Gjon Palin, që në atë kohë ishte ende në jetë, që goditej nga një meteor.

Kur skulptura e titulluar Ora e nëntë, u ekspozua në galerinë kombëtare të artit në Varshavë, në vitin 2000, dy deputetë u përpoqën ta hiqnin shkëmbin dhe ta drejtonin statujën. Drejtori i muzeut madje u detyrua të jepte dorëheqjen.

Statuja më e re vjen në prag të 100 vjetorit të lindjes së papa Gjon Palit të II i cili është gjerësisht i adhuruar në Poloni edhe për shkak të rolit të tij frymëzues në lëvizjet anti komuniste.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#GjonPali#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon