Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka qenë ditën e sotme në një lidhje me Skype me emisioni Rudina në Tv Klan e cila ndër të tjera ka treguar arsye pse u zhvendosën në Zelandën e Re dhe sfidat që janë përballur.
Rudina Magjistari: Pse zgjodhët Zelandën e Re për të shkuar?
Vesa Luma: Ne ishin në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim të mirat dhe të këqijat e vendit dhe si çdo prind, meqë e kemi pasur mundësinë, kemi vendosur që të paktën për Lianin të bëjmë një sakrificë e cila nuk është e vogël sepse kemi lënë gjithçka pas. Por na pëlqeu shumë si vend dhe jemi të lumtur që jemi këtu.
Kemi kaluar nëpër shumë sfida dhe të gjithë ata që jetojnë jashtë e kuptojnë këtë pjesë dhe doja t?i thoja të gjithëve që jo gjithçka që shihet mund të jetë shumë e bukur. Ka momente që edhe ne nuk jemi të sigurt dhe shpesh ndodh diçka dhe themi nuk po mundemi, të kthehemi, por pastaj shohim Lianin, ai e adhuron këtë vend./tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/