Surprise Me!

Ora News - Pemë të shkulura dhe përmbytje, moti i keq shkakton dëme të mëdha në Shkodër

2020-12-23 0 Dailymotion

#rtvora #rtvoranews

Erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Ky ka qenë moti mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit.

Moti i keq ka shkaktuar dëme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.

Ashtu sikurse ndodh zakonisht në Tiranë, sasi të mëdha uji vërshuan në rrugë duke shkaktuar përmbytje.

Kryeqyteti u ndriçuar mbrëmjen e djeshme nga një stuhi e fortë shiu për disa orë.

Ndërkohë, si pasojë e erërave të forta, në Shkodër pati edhe shkulje pemësh dhe dëme te makinat e parkuara.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, disa pemë janë shkulur me gjithë rrënjë dhe kanë rënë mbi makina ose në rrugë.

Në terren ka dalë punonjës të shërbimeve publike po ndërhyjnë prej orëve të para të mëngjesit për prerjen e pemëve të dëmtuara dhe verifikimin e dëmeve.

Po ashtu, edhe në Durrës ka pasur reshje të forta shiu dhe erëra të forta, çka ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare të udhëzojë për kujdes dhe qëndrim të sigurt të lundrimeve në det.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/peme-te-shkulura-dhe-permbytje-moti-i-keq-shkakton-deme-ne-shkoder-dhe-tirane/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon