Surprise Me!

Emrat e KQZ-së gati deri në 2 tetor, 12 emrat do të marrin shumicë të cilësuar në parlament

2020-12-23 0 Dailymotion

#rtvora #rtvoranews

Komisioni i posaçëm parlamentar dhe i dërguari i posaçëm i PD kanë marrë në dorë dosjet e kandidatëve të KQZ. Java e ardhshme do të nisë me seanca dëgjimore me aplikuesit dhe më pas Gjiknuri dhe Bylkbashi duhet ta pastrojnë listën deri me 2 tetor. 7 emrat e preferuar të mazhorancës dhe 5 të opozitës së bashkuar do të duhet të marrin shumicë të cilësuar në parlament.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për formimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kandidatët do të kalojnë në sitën e grupit të punës, në të cilën do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i PD, Oerd Bylykbashi.

Të gjithë aplikuesit do të paraqesin para 6 anëtarëve të grupit të punës platformën e tyre për të fituar një vend në këtë institucion.

Gjiknuri: Javës tjetër ne do të fillojmë me shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave, dhe më pas do të fillojmë procedurat e konsultimeve me PD-në që është pjesë përmes dispozitave tranzitore, për të zgjedhur komisionerin, nënkomisionerin dhe anëtarët e KQZ-së. Po shqyrtohen dosjet nga administrata e Kuvendit.

Mazhoranca ka të drejtë të përzgjedhë 3 kandidatura nga lista e aplikantëve, por pasi përfaqësuesi i PD eliminon njërin prej tyre, në Kuvend shkojnë vetëm 2 prej tyre.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për nënkomisionerin, por tashmë 3 emrat i takojnë t?i zgjedhë Oerd Bylykbashi, ndërsa Damian Gjiknuri ka të drejtë të përjashtojë njërin nga kandidatët.

Ndërsa përsa i përket formimit të Komisionit Rregullator, 5 emrat do të shkojnë në Kuvend për t?u votuar në një listë të përbashkët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/emrat-e-kqz-se-gati-deri-ne-2-tetor-12-emrat-do-te-marrin-shumice-te-cilesuar-ne-parlament/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon