Pas deklaratës së ministres së kulturës Elva Margariti, se opera duhet që të shkëputet nga varësia totale nga shteti, e bërë kjo para artistëve gjatë analizës së performancës katërvjeçare nga drejtoresha Zana Çela, dirigjenti Zhani Ciko ish- drejtues për më shumë se një dekadë i këtij institucioni në një intervistë në ?ReportTV? propozon se çfarë duhet bërë, qe mbështetja e artit nga privati të marrë jetë në vendin tonë, duke nisur fillimisht nga ligji për sponsorizime, pa harruar veçanërisht statutin e artisteve dhe zërin e tyre në ato vendime që kanë në dorë fatin e institucionit të themeluar rreth 65 vjet më parë.<br /><br /> ?Pa dashur të analizojë asnjë fjalë nga këto, bota ka mundësuar modele shumë të mira të kombinimeve të formave private edhe shtetërore. Për operën modele janë disa; Ato që janë vetme shtetërore, që nuk pranojnë fonde private dhe Sistemi i fondacioneve teatrore private, ku teatri ka pavarësinë e vetme sa financiare edhe kulturore, por edhe të mirat publike kalojnë si duhet. E rëndësishme, mendoj se është shikimi i ligjit të sponsorizimit, statusit të artistit dhe struktura?, shprehet ndër të tjera Ciko.