VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Orikum-Llogara, me pasojë vdekjen e një personi.<br /><br />Automjeti tip Passat, me shofer 23 vjeçarin me iniciale Dh.Q., banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një person ende të paidentifikuar, i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.