#rtvora #rtvoranews

Kjo është rruga e vështirë që të çon në Pandalejmon, që shtrihet mes fshatrave të minoritetit grek në bashkinë e Finiqit.

Mungesa e infrastrukturës thuajse mban peng rreth 100 familje që kanë mbetur atje.

?Në këtë rrugë ka vite që nuk është vënë dorë, vetëm hedhin ndonjë çakull.?

Në fshat problemet janë edhe më të mëdha.

?Kemi problem shkollën, rrugët dhe ambulancën.?

Puset janë zgjidhja e vetme për mungesën e ujit dhe makinat private me cilat udhëtojnë drejt Sarandës janë shpëtim në rast së mungese.

?Për qendrën shëndetësore shumica e ka zgjidhur me makinë dhe shkojnë në Sarandë. Këtu edhe doktori deri në orën 1-2 është.?

Shkolla e fshatit u mbyll 5 vite më parë për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Fëmijët që kanë mbetur duhet të shkojnë në Livadhja.

Në dimër shpeshherë herë rrugën duhet ta bëjnë në këmbë, pasi autobusi nuk futet në fshat.

?Unë në shtëpi shkoj me këmbë.?

Mundësitë e punësimit po ashtu janë të pakta.

Mandarinat e Konispolit ose Greqia janë shpëtimi.

?Këtu merren me mandarina dhe me bujqësi.?

Por edhe pse fshati nuk ka parë kurrë investime, një pjesë e banorëve kanë vendosur të jetojnë në Pandalejmon.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sarande-fshati-shqiptar-mes-minoritetit-ne-mungese-infrastrukture-e-investimesh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv