TIRANË- Merrte para për t?u dhënë provimin studentëve, GJKKO lë në burg pedagogun dhe koordinatorin e LSI në Korcë, 34 vjeçarin Alket Dino. Të njëjtën masë sigurie togat e zeza caktuan dhe për sekserin Xhevi Dervishin 35 vjeç.

Në një seancë që zgjati për më shumë se 2 orë Prokuroria e Posaçme ?SPAK? paraqiti prova dhe fakte që sipas tyre implikohen Alket Dino dhe Xhevi Dervishi. Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar përfshirjen në këtë skemë duke deklaruar se paratë i ndante 50 me 50 me pedagogun por më pas nuk ka pranuar të flasë.

Ndërsa vetë Dino ka mohuar akuzat e ngritura ndonëse gjatë arrestimit atij iu kapën dhe sekuestruan 50.000 lekë dhe 300 euro që dyshohet se ishin përfituar nga studentët në këmbim të një note kaluese.

Por "si vihej në jetë" skema korruptive ? Skema korruptive e ngritur nga pedagogu dhe sekseri i tij në universitetin ?Fan Noli? është zbardhur nga SPAK pas një hetimi disa ditor. Burime nga organi i akuzës i thanë ReportTV se në momentin që Xhevi Dervishi (sekseri) merrte paratë nga studentët, Alket Dino bënte ndryshimin e notës.

Këtë fakt SPAK e ka provuar duke sekuestruar edhe provimet e studentëve të universitetit ?Fan Noli? në Korçë dhe përgjimet telefonike mes tyre. Nga kqyrja e tyre rezultoi se dhe ata student të cilët ishin përgjigjur në provime me shkrim nuk kishin arritur të merrnin notë kaluese. Si provë për hetimin u morën edhe dëshmi nga studentët të cilët në deklarimet e dhëna kanë treguar se Dino ishte kthyer në tmerr për të gjithë pasi nga gjithë auditori ai kishte dhënë vetëm 5 nota kaluese. Për një notë kaluese pedagogu merrte 50 mijë lekë.