Surprise Me!

Top News - Në Durrës dhe Vlorë/ Moti i keq, nuk nisen tragetet

2020-12-23 0 Dailymotion

Në Vlorë dhe Durrës për shkak të motit të keq dhe detit të dallgëzuar janë hasur probleme në lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Moti i përkeqësuar edhe në Vlorë ka bërë që lëvizja e mjeteve detare të pezullohet deri në një njoftim të dytë nga kapitaneria. Sipas kësaj të fundit fuqia e detit deri në këto momente ka qenë gjashtë ballë në det të hapur dhe 3-4 në gjirin e Vlorës.

Mjetet e vogla detare kanë marrë njoftim që të mos lëvizin nga Triport, ndërkohë që në orët e pasdites pritet përmirësim i detit dhe tragetet e linjës Vlorë Brindisi mund te nisen drejt Italisë. Ndërkohë që gjatë natës ka pasur edhe erë të fuqishme duke dëmtuar disa pemë përgjatë Lungomares.
E njëjta situatë ka qenë edhe në Durrës. Kapiteneria e portit detar bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur.

Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë. Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlore#Durres#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon