Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi, ka vizituar në Korçë punonjësit e policisë pjesëmarrës në seminarin ku ballafaqohet puna e policisë me kuadrin ligjor, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pas kësaj Poçi ka marrë pjesë dhe në hapjen e panairit ?Korça 2000?, ku pëveç biznesmenëve shqiptarë merrnin pjesë dhe grekë e maqedonas. Po në Korçë Ministri i Rendit Poçi, u takua dhe me kryetarin e ri të bashkisë Duro, ku i siguroi atij mbështetjen e policisë, si dhe u diskutua mbi krijimin e policisë bashkiake, projektligji i të cilit është në prag të miratimit.

Nga Korça Ministri i Rendit Publik, shkoi në Gjirokastër ku në takim me drejtuesit e policisë atje, përgëzoi për kapjen e bandës së rrezikshme të pengmarrësve të 97, por edhe për rendin në vend, në këtë prefekturë, në akset rrugore dhe në rreth./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/