Që prej 1 tetorit do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve, restoranteve por edhe të pishinave të mbyllura nën masa të rrepta Anti-COVID, por ky vendim nuk vlen për klubet e natës, apo edhe pub-et. Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e tyre duke përcaktuar çdo detaj që nga hyrja e klientëve, mënyra se si do tju shërbehet gjatë kohës së qëndrimit në këto ambiente e deri në momentin që dalin jashtë tyre. Në protokolle është përcaktuar qartë se si do të vendosen tavolinat, respektimi i distancës me 2 metra, korridoret e dedikuara për klientët deri në arkë, por edhe detaje të tjera që i përkasin dezinfektimit, ajrosjes së ambienteve e deri tek mënyrat që do të ndiqen për pagesat e faturave për të shmangur sa më shumë kontaktet klient-staf. Disa nga masat janë: Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me meny elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.
Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.
Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham pecikllazi midis punonjësit dhe klientit
Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër. Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij.
Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel