Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 127 raste të reja dhe 4 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.

Në spitalin Infektiv dhe në ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 190 pacientë, ku 16 janë në terapi intensive.

Ndërkohë, lajm i mirë është se në 24 orë janë shëruar nga virusi i rëndë 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dha detajet:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë një domosdoshmëri për t?u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.
Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t?u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 ? Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubr...