Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Dy milion lekë ka qenë kërkesa e avokatit të Monika Kryemadhit, si dëmshpërblim ndaj tre gazetarëve të gazetës ?Rilindja Demokratike?. Në deklaratën, që ai lexoi në seancën e sotme gjyqësore, kërkoi shpalljen fajtor të autorëve të shkrimit, ku gruaja e kryeministrit Meta, akuzohet si pronare e një gurore në malin e Dajtit, ku kanë gjetur vdekjen dy punëtorë.

Pak javë më parë gazetarët e ?RD?, kishin cituar njërin nga vëllezërit e viktimës, Adem Mancakun, se kishte akuzuar zonjën Kryemadhi, si shkaktare e vdekjes së punëtorëve të gurores. Avokati tërhoqi akuzën ndaj Adem Mancakut, pasi ai mohoi se Mancaku ishte autor i këtyre deklaratave.

Prokurori i çështjes Kadri Skera, mbështeti kërkesën e avokatit, pa u shprehur për sasinë e dëmshpërblimit. Pas fjalës së avokatit mbrojtës, të tre gazetarëve, pritet që trupi gjykues të marrë vendimin./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/