TIRANË - Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj ka pritur në takim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ku u nënshkrua një marrëveshje për referimin e veprave penale.

Sipas nenit 59 të kodit të procedurës penale do t'i jepen tagra policisë të bëj vlerësim paraprak të ngjarjeve dhe kallezimeve për të mos referuar çdo gjë.Ata nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, me synim përmirësimin e koordinimit në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese.

Kjo i jep mundësi të evitohet ngarkesa artificiale ku dukshëm nuk ka vepër penale e më pas prokuroria detyrohet mos fillojë hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit do të koordinojnë veprimtarinë e tyre përmes nxjerrjes së udhëzimeve që do të shmangin zvarritjet që shkakton praktika e deritanishme në trajtimin e çështjeve.

Marrëveshja përcakton instrumente të posaçme që do të sjellin uljen e numrit të referimeve të dërguara nga Policia në prokurori, për disa vepra penale, për të cilat Kodi i Procedurës Penale parashikon të drejtën e viktimës për t?iu drejtuar drejtpërdrejt gjykatës.

Nga ana tjetër takimi edhe për situatën e rendit ndhe kriminalitetit në vend në hetimin e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe trafikut të drogës.

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku prezent ishte dhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj dhe Arben Dashi, drejtor kundër krimeve ndaj personit dhe pasurisë në Policinë e Shtetit.