Ambasadori britanik Duncan Norman u shpreh për mediat se ndërkomëbtarët mbështesin marrëveshjen e 5 qershorit të arritur nga palët politike në Shqipëri.

Duke folur nga Gjirokastra, ai tha se përtej "5 qershorit", u takon palëve politike nëse duan të bien dakord ose jo. Gjithashtu Norman tha se nuk u takon ndërkombëtarëve që të thonë se cili është sistemi më i përshtatshëm për Shqipërinë.

"Ndërkombëtarët i mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë. Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Qeveria britanike punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. Na duhet një punë e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë" - tha Norman.

Ndërkohë duke komentuar për çështjen mes Armenisë dhe Azerbaixhanit, Norman tha se është nevoja për të gjetur konsensus mes palëve dhe të ulen në tavolinë.

"Të gjitha këto pika, është nevoja për të gjetur një konsensus midis palëve. Është e rëndësishme që në rastin e Armenisë dhe Azerbaixhanit dhe atë çfarë po ndodh. Këtë gjë e them me siguri pasi e njoh mirë për shkak se kam qenë zëvendës ambasador i Armenisë disa vite më përpara dhe kjo problematikë ka vazhduar për të disa vite. Pika më e rëndësishme në këtë moment është të ndalohen luftimet dhe të gjendet një mënyrë për t'i sjellë sëbashku në një tryezë" - tha Norman.