Surprise Me!

Report TV - Dita e katërt e grevës së naftëtarëve! Rëndohet gjendja e tyre shëndetësore!

2020-12-23 0 Dailymotion

Greva e naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e katërt këtë të enjte. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet.

Por pavarësisht kësaj, nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve shtetërore mbi 10 grevistët.

Ata kanë filluar të shfaqin shenja si dhimbje koke, këputje, lodhje fizike. Të vetmin burim ushqimor, ata kanë gjetur ujin me sheqer.

Nuk ka pasur asnjë reagim edhe nga spitalet apo qendrat shëndetësore. Gjithashtu edhe për kompaninë të cilën kërkojnë fillimin e punës, nuk ka reaguar ende.

Ndërkohë kreu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se ata kanë hyrë në grevë për të vdekur dhe jo për tu mjekuar.

Buy Now on CodeCanyon